Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka bërë sot një reagim në lidhje me memet e publikuara në rrjetet sociale, që ironizojnë look-un e saj.
Ka qenë faqja e Brrylit që ka bërë disa meme për kryetaren e LSI, e cila ju është përgjigjur me batuta duke i postuar në Instagramin e saj.
Në një postim në Instagram, Kryemadhi i kthen përgjigje faqes “Brrylli Broadëay”, duke shkruar në formë batute se “nuk thoni që shyqyr që jam Iphone 13 pro max nga mendja, se nga jashtë i fut një cover me ngjyra dhe shpëton”.