Dyshohet se i rrahu vjehrrën, ja si reagoi Dua Lipa ndaj Zayn Malik (FOTO LAJM)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka reaguar lidhur me akuzat se Zayn Malik, sulmoi fizikisht nënën e tyre Yolanda Hadid.

Ai ka pasur disa akuza të forta nga motrat e Anëar Hadid.

Vëllai dhe motra e Gigi Hadid, Bella dhe Anëar, e kanë hequr të dashurin e saj Zayn Malik nga lista e ndjekësve të tyre në rrjetet sociale, mes raportimeve se ai sulmoi fizikisht nënën e tyre Yolanda Hadid në një sherr javën e kaluar – akuza që ylli i ka mohuar me vendosmëri.

Familja e ngushtë ndërmori veprime në rrjetet sociale pasi thuhet se Yolanda po ‘mendon seriozisht’ ngritjen e një akuze penale kundër ish-këngëtarit të “One Direction”, thuhet sipas tabloidit TMZ.

Aleanca Hadid erdhi menjëherë pasi motra e Zayn, ëaliyha, hodhi mbështetjen e saj për të vëllain dhe paralajmëroi se ‘karma (hakmarrja) vjen pas të gjithëve’ në një seri postimesh të thumbuese në rrjetet sociale – duke shtuar se ylli është ‘shumë i dashur’ nga familja e tij, shkruan DailyMail.

Kontrollet në Instagram tregojnë se modeli Anëar Hadid dhe mora e tij, Bella, nuk e kanë më Zayn në listën e miqve të tyre që ndjekin në instagramit. Ndërsa e dashura e Anëarit, artistja shqiptare Dua Lipa, gjithashtu nuk e ndjek më Zayn në Instagram.

Dua Lipa nuk ndjek më Zayn Malik në Instagram

Megjithatë, e ngecur qartazi në mes, Gigi ende ndjek partnerin e sa, njëherësh babanë e vajzës së saj, Khai.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka qëndruar larg këtij konflikti, duke mos komentuar dramën në familjen e të dashurit të saj, megjithatë duket se respekti i saj për Zayn nuk ishte ai që kishte dikur./albeu.com/


Shtuar 30.10.2021 15:47