Dy persona kanë vjedhur shoferin e një taksie ditën e sotme në zonën e Ish-Bllokut, në Tiranë.
Sipas policisë shtetasit me iniciale N.B.,autorët i kanë vjedhur një shumë parash dhe më pas janë larguar.
Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.10.2024, në zonën e Ish-Bllokut, dy persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur një shumë parash shtetasit N. B., shofer taksie, dhe më pas janë larguar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.