Një 27-vjeçar ka rënë në pragat e policisë në Gjirokastër pasi është kapur nga “Rrugorja” duke drejtuar automjeti pa leje drejtimi.
I riu më pas nuk është i bindur urdhrit policisë për t’u shoqëruar në komisariat, duke bërë që mbi të tani të rendojnë dy akuza.
Gjithashtu në pranga ka rënë edhe drejtuesi i mjetit tip “benz” i cili në aksin rrugor Gjirokastër – Kakavijë përplasi mjetin tip zetor ku për pasojë humbi jetën drejtuesi i zetorit.
Njoftimi i policisë:
DVP Gjirokastër
Vihen në pranga 3 drejtues mjetesh.
Shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasin E. K., 27 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për t’u shoqëruar në ambientet e DVP Gjirokastër.
– Po nga këto shërbime u arrestua në flagrancë shtetasi I. M., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, është përplasur me automjetin zetor me drejtues shtetasin Ll. Ç. dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i zetorit.
Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. K., 38 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, në aksin rrugor Përmet-Këlcyrë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri, shtetasi A. U., 29 vjeç, banues në Kukës, i cili ndodhet në në spital, jashtë rrezikut për jetën.
—
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër dhe shpallën në kërkim shtetasin P. S., 45 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi është konstatuar nga punonjësit e varrezave publike, duke vjedhur sende të ndryshme në këto varreza. Vijon puna për kapjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Vjedhja”.