Parlamenti ka nisur diskutimin për vendosjen e gjobave të ashpra për individët që hedhin mbeturina në ambiente publike, por edhe për bizneset që nuk respektojnë rregullat.
Nisma e paraqitur në komisionin e ligjeve parashikon vendosjen e standardeve të BE, por edhe garantimin e një ambient të pastër.
Opozita kërkoi kontroll edhe ndaj inspektorëve, për të shmangur sipas tyre korrupsionin.
Për zëvendësministren e mjedisit qëllimi është rritja e ndërgjegjësimit
Nuk mungoi as debate për incineratorët dhe tarifa që paguhet në tiranë për mbledhjen dhe përpunimin e mbetjeve
Ndërsa zëvendësministrja renditi edhe qytetet të cilat do të ndërtohen landfillet për riciklime.
Mangësi u konstatua ndarja në burim e mbetjeve çka do të sillte më shumë riciklim, dhe po ashtu do të ulte sipërfaqet që zihen me mbetjet