Dasma kthehet në tragjedi, aksident në Sarandë-Qafë Botë, humb jetën 35-vjeçarja: Dje martoi vëllanë

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Sarandë-Qafë Botë në afërsi të Konispolit.

Sipas burimeve paraprake, një makinë ka dalë nga rruga. Si pasojë ka ndërruar jetë  Adriana Prendi, 35 vjeç, ndërsa dy persona të tjerë janë plagosur.

Gëzim Prendi, bashkëshorti i viktimës, njëherësh edhe drejtuesi i mjetit si dhe personi tjetër i plagosur janë nisur me urgjencë drejt spitalit.

Mësohet se çifti Prendi dhe personi i tretë që ndodhej në makinë me ta ishin banorë të fshatit Shëndëlli, por punonin në Greqi.

Të aksidentuarit mbrëmë kanë qenë në një dasmë se viktima martonte vëllanë dhe sot do të largoheshin për Greqi.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës, 05:50, të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Krane-Qafëbotë, në dalje të Konispolit, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin G. P., 43 vjeç, ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja A. P., 35 vjeçe, bashkëshortja e 43-vjeçarit, banuese në Konispol.

Si dhe ka pësuar dëmtime pasagjeri tjetër në këtë automjet, shtetasi E. G., 37 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

/Albeu.com/