Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar mosfunksionimin e disa prej kamerave dhe skanerit në burgun e Peqinit, ndërsa shkruan se ai dhe kolegët e tij të opozitës i nënshtrohen një kontrolli me skaner, kamera e gardisë në Kuvend.
“Ndërsa në Kuvendin e Shqipërisë punojnë skaneri dhe kamerat. Të burgosurit s’ka nevojë të kontrollohen se i duhen qeverisë”, shkruan ai, duke iu referuar edhe ngjarjes së rëndë që ndodhi në burgun e sigurisë së lartë para pak ditësh.
Reagimi i plotë:
“Deputet kontrollohen me skaner e kamera, te burgosurit jo!
Skaneri i burgut te Peqinit nuk punon, skaneri i Kuvendit po!? Ne qeverisjen e Edi Rames skaneri ne burgun e sigurise se larte ne Peqin nuk punon.Nuk punojne as kamerat.
Ndersa ne Kuvendin e Shqiperise punojne skaneri dhe kamerat. Te burgosurit s’ka nevoje te kontrollohen se i duhen qeverise.
Ndersa deputet e opozites kontrollohen me skanera dhe filmohen me njeqind kamera dhe tre qind gardiste. Çfare qeverie turpi!”