Ja punuan djali i xhaxhait dhe fqinji, si u fshehën provat e vrasjes së 32-vjeçarit në Peqin

Kanë dalë detaje të reja pas vrasjes së bujshme në Peqin, ku mbeti viktimë një 32-vjeçar i quajtur Albi Bashaliu.

Pasi fillimisht u larguan nga vendi i ngjarjes, dy të arrestuarit për ekzekutimin e Albi Bashaliut në Peqin, u rikthyen sërish tek skena e krimit.

Sipas burimeve është mësuar se Veiz Bashaliu dhe Mikel Xhaja, akuzohen se kanë prishur provat dhe kanë penguar hetimet për zbardhjen e vrasjes së 32-vjeçarit Albi Bashaliu.

Policia dy ditë pas ngjarjes mundi të arrestojë Veiz Bashaliun, 41 vjeç bashkë me Mikel Xhaja., 30 vjeç, të dy banues në fshatin Gjoçaj, Peqin. Këta dy persona raportohet se kanë qenë të pranishëm në lokalin ku ndodhi ngjarja.

Veiz Bashaliu mësohet se është djali i xhaxhait të viktimës. Pas arrestimit ai ka thënë se nuk ka parë gjë se ishte shtrirë në momentin e krimit. Ndërkohë personi tjetër Mikel Xhaja në përgjimet ambientale nga grupi hetimor rezulton të jetë shprehur: “Çfarë na duhet ne”

Por dy të arrestuarit janë rikthyer sërish në vendin e krimit dhe kanë prishur provat si dhe kanë kapur dëshmitarët okular,  duke u thënë banorëve të zonës që ishin tek lokali: “mos flisni dhe mos tregoni personat që keni parë, duke iu referuar autorëve të vrasjes.”

Në prokurori ngjarja është referuara për veprën penale vrasje për hakmarrjeje,  ndërsa të arrestuarit akuzohen për përkrahje të autorëve dhe për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës./albeu.com/


Shtuar 29.12.2021 11:39