Aktori Rezart Veleshnja është shprehur se Bora Zemani dhe Nuredin Dumani kanë qenë emrat më të përmendur në media gjatë këtyre muajve.
Komentet aktori i bëri teksa ishte i ftuar në ëhy?Not në RTV Ora, ku është shprehur kritik ndaj shtetit tonë, duke thënë se shtetarët tanë i kemi vetëm për t’i bërë keq vendit tonë.
“Shtetarët tanë i kemi vetëm për të ia futur vendit vet. Këta janë të fortë dhe kanë aq lekë sa nuk duhet të guxojmë t’i prekim. Futet Nuredin Dumani të zhduket shtëpia. Të vrisnin me pagesë, kishin hap dyqan te Pazari i ri. Shqipëria dy emra ka pasur një muaj rrjesht, Bora Zemani dhe Nuredin Dumani”, tha aktori./albeu.com/