Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar nëpërmjet një postimi në Tëitter për incidentin që i ndodhi ditë ne sotme në nisje të protestës Berishës.
Ish-kryeministri u sulmua nga një qytetar i cili rezultaton se është me probleme mendore.
Basha shkruan se kjo ngjarje duhet të zbardhet plotësisht dhe se dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje.
Reagimi:
Dënoj ashpërsisht sulmin fizik ndaj z. Berisha. Kjo ngjarje duhet të hetohet dhe të zbardhet plotësisht. Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje. Ajo është vetëm tregues i një vendi pa zgjedhje të lira, pa drejtësi, pa demokraci funksionale dhe me korrupsion të pandëshkuar./albeu.com