Ish kryeministri Sali Berisha në protestën që po mbahet poshtë banesës së tij është shprehur se që nga dhjetori dhe shkurt i vitit 1990 e deri më sot, rruga e shpresës ka qenë tribuna më e madhe e të rinjve dhe të rejave shqiptare.
Berisha ka theksuar se mes të gjitha shtresave, të rinjtë dhe të rejat tanë janë më pro europianët, janë ata të cilët projektojnë më shumë se të gjithë të tjerët, Shqipërinë në Europë dhe ëndërrën e tyre evropiane si ëndrrën më të bukur për Shqipërinë.
Fjala e Berishës:
Mes të gjitha shtresave, të rinjtë dhe të rejat tanë janë më pro europianët, janë ata të cilët projektojnë më shumë se të gjithë të tjerët, Shqipërinë në Europë dhe ëndërrën e tyre evropiane si ëndrrën më të bukur për Shqipërinë.
Ata nuk mund të pajtohen kurrë me muret që ngre Edi Rama, me vjedhjen e baballarëve të tyre, me vjedhjen e pasurive kombëtare.
Ata nuk mund të pajtohen kurrë që klanet e drogës dhe krimit të votojnë ligje në parlament, të marrin vendime në qeveri.
Ata nuk mund të pranojnë kurrë që klanet e drogës dhe krimit të diktojnë si hanxhar votën e lirë të shqiptarëve.
Ndaj dhe me 20 shkurt ata mbushën sheshin dhe u garantoj ju se janë ata të cilët do ti japin përgjigjen fatale Edi Ramës dhe narkoshtetit.
Të rinjtë nuk e duan burokracinë, por ata e dinë se shteti ndërtohet me institucione, se rendi bazohet në kushtetutë dhe ligje të drejta dhe demokratike.
Ata nuk mund të pajtohen kurrë në shndërrimin e parlamentit në strofull të krimit të Edi Ramës dhe Lindës së tij, në një institucion që u mohohen të drejtat e përfaqësuesve të 600 mijë shqiptarëve.
Ata nuk mund të pranojnë kurrë që parlamenti të mos lejojë përfaqësuesit e 600 mijë qytetarëve të ushtrojnë kontrollin mbi qeverinë, të ushtrojnë kontrollin mbi vjedhjet e Edi Ramës.
Ata nuk pranojnë kurrë të shohin bashkëmoshatarët e tyre që vërsulen, rrezikojnë jetën çdo gjë me gomone në detra dhe oqeane, ndërkohë që kreu i ekzekutivit kryen në 18 muaj, 142 udhëtime më shumë se çdo kryeministër, se çdo president, se çdo emir, se çdo sulltan në planetin tonë.
Ata nuk pajtohen kurrë me këtë drejtim monist.
Janë fëmijët e diversitetit. Diversiteti është psikologjia e tyre, ndaj ju garantoj se 20 shkurti ishte prova gjenerale e tyre.
Së shpejti vjen dita e tyre, dita e fitores.