Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat, ku po diskuton një sërë çështjes që sipas tij janë të rëndësishme.
Berisha ka kërkuar që Bordi i Transparencës i ngritur nga Qeveria të ndalojë së vepruari, duke i kërkuar anëtarëve të japin dorëheqje.
“Kërkoj ndërprerjen e Bordit. I kërkoj anëtarëve të bordit të japin dorëheqjen. Të mos bëhen vegël e Qeverisë, që njihet si një organizatë kriminale”, ka thënë fillimisht Berisha.
Çështja e dytë e ngritur nga Berisha ishte qëndrimi i Ramës ndaj rezolutës së gjenocidit serb në Kosovë.
Ai thekson se vendimi i Ramës për rrëzimin e kësaj rezolute dëshmon se Tirana është një Beograd i vogël.
“Çështja e dytë është qëndrimi i Edi Ramës për të rrëzuar rezolutën e gjenocidit serb në Kosovë. Akt makabër kombëtar, përdhosje, ekzekutim për së dyti i mbi 100 mijë fëmijëve, grave dhe burrave të cilët u masakruan në vitet 1998 199 nën suazën e operacionit paktoi. Operacion që kishte për qëllim masakrat dhe përzënien masive të shqiptarëve nga Kosova.
Ky vendim i Ramës dëshmon se Tirana nuk është gjë tjetër veçse një Beograd i vogël.
Kjo situatë po shkon drejt një dramë të vërtetë. Nuk ka qytetar të vetëm shqiptar, që mund të pranojë rreshtimin e Tiranës me Boagradin ndaj gjenocidit në Kosovë”, përfundon ai. /albeu.com