Shkarkimi i Ahmetajt, paralajmëron Berisha: Mund të arratiset nga vendi, Veliaj pjesë e aferës së inceneratorëve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur shqetësimin se me shkarkimin e Arben Ahmetajt, zëvendëskryeministri mund të arratiset nga Shqipëria.

Në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, Berisha i bën thirrje Ahmetajt, që edhe nëse shkon tek satelitët e porositur nga Rama, ai nuk do t’i shpëtojë përgjegjësisë për inceneratorët.

“Me shkarkimin e Arben Ahmetajt, krimi i mundësisë së tij për t;’u arratisur nga Shqipëria. Arben Ahmetaj në vitin 2005 është arratisur disa vite në Rumani ku kërkonte azil politik. Tani ai e liron nga detyra vetëm që ai të largohet. Me këtë rast, unë i them Edi Ramës se dhe në ata satelitët që po porosit, po shkoi, do bëhet përgjegjës përpara shqiptarëve në aferën e tij.

Popullin opozitar nuk mund ta trysnosh pa të dhënë ty vendi që merion si një hajdut i papërmbajtur e njëjta gjë vlen për Arben Ahmetajn. Shko ku të duash dhe prapa diellit shpëtpove një herë nuk ke shpëtim më, kjo aferë për popullin opoztiar është një aferë e një rëndësie për jetë a vdekje, ndaj dhe mos merr mundimin me u largue se do rënsdohesh shumë, kjo vlen po kaq për Agaçin, për mashtruesin me shkrim që deklaron seë aurtoeiteti kontaktues shpalli pa ashpall asgjë” – tha Berisha.

Berisha ka akuzuar gjithashtu edhe Erion Veliajn lidhur me inceneratorin e Tiranës.

“Ka pasur 3 ushtarë, Gugallja, Zoto Mërtiri. Arben Ahmetaj, i cili i pyetur në komisionin hetimor për njohjen me Zoton, paraqiti traumën e tij që pësoi dhe nuk e pohoi atë njohje. Ai ka qenë menaxher i kompanisë Hermes, që Ahmetaj ka vjedhur miliarda impulse.

Arben Ahmetaj pësoi aksident në Maqedoninë e Veriut, ku ishte i shoqëruar me këta persona. Arben Ahmetaj, është njeriu që ka firmosur, shndërrimin e fondit të emergjencës në fondin për djegësit. Jo pak, por 55 mln euro. Ai vërtetë nuk ka firmosur në kontratën e djegësit të Tiranës, por ka firmosur në projektin e djegësit të Tiranës. Sot u shkarkua vetëm me një qëllim, të shpëtojë lëkurën e Edi Ramës. Madhor në aferën mostruoze të djegësave është kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Djegësi i Tiranës, sipas KLSH shkon në 233 mln euro. Erion Veliaj nuk ka lënë ligj pa shkelur për të bërë realitet vjedhjen e tij me Edi Ramën.