Një çift bashkëshortësh, banues në lagjen “30-Vjetori” në Berat, kanë dalë nga banesa për të bërë pazar, duke lënë në gjumë fëmijën e tyre 7-vjeçar. Pasi janë drejtuar në banesë, ata kanë konstatuar se kishin harruar brenda çelsat e derës së blinduar.
Pas njoftimit të zjarrfikësve,drejt banesës janë nisur 6 efektivë zjarrëfikës dhe mjeti autoshkallë. Ata kanë hyrë në banesë nga ballkoni i katit të katërt,duke përdorur shkallët dhe hapur derëm.
Ky është rasti i dytë brenda 10 ditësh, që dy fëmijë ngelin brenda banesës nga pakujdesia e prindërve dhe shpëtohen nga zjarrfikësit, nëpërmjet hyrjes nga ballkoni.