Benzi “fluturoi” mbi trotuar dhe përplasi çiftin e të rinjve, një mjek rastisi në vendngjarje! Detaje nga aksidenti te kryeministria (FOTO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një makinë tip “Benz” e cila po lëvizte tej normave të lejuara, ka përplasur një çift të rinjsh mbi trotuar, ndërsa ishin duke ecur në rrugicën mes kryeminsitrisë dhe RTSH-së.

Burime bëjnë me dije se “Benzi” ka “fluturuar” mbi trotuar dhe fillimisht ka goditur vajzën, dhe më pas djalin.

Dy të rinjtë janë dërguar menjëherë në spital, ndërsa raportohet se gjendja e vajzës është më e rëndë dhe i është nënshtruar operacionit.

Gjithashtu theksohet se fatmirësiht në vendngjarje ka rastisur një mjek, i cili ju ka dhënë ndihmën e parë çiftit, deri sa ka mbërritur ambulanca.

/AlbEu.com/


Shtuar 5.11.2023 15:41