Befason Iliri i Big Brother: U dashurova me kushërirën, isha xheloz kur u bë nuse (VIDEO)

Gjatë ditës së sotme, “Big Brother VIP” i ka dhënë për detyrë banorëve të tij të tregojnë historitë e tyre më të bukura të dashurisë.

Gjatë një bisede me Tan Bramën, Ilir Shaqiri i ka habitur të gjithë.

“Fol për hallën, ose për kushërirën. Të gjithë e kemi pasur në fis një kushërirë që jemi dashuruar dikur, dashuruar në mënyrë platonike themi”, ka thënë ai, teksa ka rrëfyer një histori të vetën.

Ndërkohë ka vazhduar të më tej: “Unë kam pasur një kushërirë (dhe e kam akoma) super të bukur, super yll. Oo kur është bërë nuse ajo unë isha xheloz, na e mori ky thoja! Sa e mirë! Alma të përshëndes zemra, je shumë e mirë! Kam qenë kalama, 10 vjeç. Ishte shumë e bukur Alma dhe është shumë e bukur”./albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


Shtuar 31.01.2022 21:58