Befason babai i Einxhelit: Ja si e kam parë lidhjen e Dagzit me time bijë

Teksa finalja e Big Brother VIP është vetëm pak orë larg, i ati i konkurrentes Einxhel Shkira ka reaguar për lidhjen e saj me DJ Dagz brenda shtëpisë.

I ftuar sot në “Shqipëria live”, ai është shprehur se lidhjen e të bijës me Dagzin e ka parë si diçka të ndodhur brenda një loje.

“Jo unë e kam parë si një gjë që është brenda për brenda një hapësire loje. Nuk kam asnjë arsye për ta takuar”, tha Muzafer për “Shqipëria Live”.

I ngacmuar nga moderatorët nëse do ta takojë tani, ai u shpreh për të dashurin e vajzës së tij duke thënë: “Do ta takoj ashtu siç takova Monikën dhe siç do takoj Donaldin”./albeu.com/


Shtuar 18.02.2022 18:29