BE krah Shqipërisë e Greqisë për të përballuar situatën e zjarreve, një avioni ushtarak nga Rumania nesër në dispozicion të autoriteteve shqiptare

Bashkimi Europian u vjen në ndihmë Shqipërisë dhe Greqisë për të përballuar situatën e zjarreve. Të dy shtetet kanë aktivizuar  Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së.

Qendra e Koordinimit të Reagimit Emergjent të Komisionit Evropian (ERCC) ka mobilizuar menjëherë burimet ajrore dhe tokësore të zjarrfikësve nga disa vende evropiane që janë pjesë e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile për të ndihmuar Greqinë dhe Shqipërinë.

Dy avionë nga Italia, një helicopter nga Franca janë dërguar në Greqi ndërsa ka ofruar helicopter edhe Serbia.

Mbështetja për Shqipërinë përfshin 1 avion ushtarak shumëfunksional nga Rumania me kapacitet 6 ton ujë. Avioni do të vendoset në dispozicion më 14 gusht

Komisioni po monitoron nga afër situatën dhe është i gatshëm të dërgojë ndihmë të mëtejshme sipas nevojës.


Shtuar 13.08.2024 16:44