Hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Joe Biden: Hapa të rëndësishëm drejt BE

Presidenti amerikan Joe Biden ka përshëndetur vendimin e Komisionit Europian për të hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“SHBA mirëpret hapat që BE po ndërmerr për integrimin e Ballkanit Perëndimor duke hapur bisedimet e pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”. Ky ishte reagimi i Joe Biden, presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare që u mbajt këtë të martë (19 korrik) në Bruksel”.

Biden nuk lë pa përmendur luftën në Ukrainë duke thënë se Rusia ka shkatërruar paqen në Evropë, por është e rëndësishme që të ketë mbështetje për një Evropë të plotë e të lirë. Ndër të tjera thekson se hapat që BE, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ndërmarrë ditët e fundit duhet të frymëzojnë të gjithë aspirantët e BE-së në rajon për të rritur angazhimin e tyre për forcimin e demokracive të tyre./albeu.com