Keidi Bare ishte një nga futbollistët e kombëtares shqiptare që dolën në konferencë për shtyp, mesditën e kësaj të mërkure nga Uellsi. Mesfushori i Espanyolit foli për 2 miqësoret ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke, për zgjedhjet e trajnerit, për mundësitë që kanë kuqezinjtë për t’u kualifikuar në Botëror si dhe për të ardhmen e tij te Espanyoli.
“Këto janë dy ndeshje shumë të rëndësishme për ne, pasi në shtator kemi dy ndeshje akoma më të rëndësishme dhe do provojmë veten tonë në këto dy ndeshje. Për mesfushën, jemi lojtarë shumë të rinj, pavarësisht se në këtë grumbullim kemi mungesa. Jam i bindur se i gjithë ekipi do japi maksimumin ën fushë, siç ka bërë edhe në stërvitje. Besoj se në këto ndeshje do tregojmë vlerat tona, për të arritur diçka të mirë. Shpresoj që në fushë të jemi të gjithë në nivel të lartë”.
“Pikësëpari edhe rezultati është shumë favorit në skuadër, pasi të jem moral të lartë, por dua të them që duhet të formojmë grupin, duhet të bëjmë ndeshje të mira. Në shtator na presin ndeshje të vështira. Do provohemi dhe t’ia arrijmë qëllimit të bëjmë mirë”.
“Përmirësim? Këto i di trajneri. Dua të them se të gjithë lojtarët japin maksimumin në fushë si në stërvitje ashtu dhe në ndeshje. Çdo lojtar në botë nuk është në maksimumin në këtë periudhë”.
“Kalimi te Espanyoli? Do doja shumë që të isha për shumë vite te Kombëtarja dhe të Espanyoli. Duhet të punoj fort të jem i fokusuar dhe t’i bëj gjërat mirë. Jam shumë më i pjekur, pasi shumë lojtarë më kanë ndihmuar shumë”.
“E ardhmja? Unë kam edhe 4 vite në kontratë dhe jam shumë i lumtur. Më kanë dhënë mbështetje dhe më duan shumë atje. Tani jam në La Liga, që e kam ëndërruar prej kohësh. Çdo lojtar e do këtë kampionat dhe unë e kam realizuar këtë”.
“Kualifikim me Shqipërinë? Asgjë nuk është e pamundur. Siç u arrit kualifikimi në Europian, pse të mos e arrijmë kualifikimin në Botërori. Do bëjmë të pamundurën për këtë”.
“Shënimi i golave? Sot lojtarët që shënojnë, janë lojtarët më të rëndësishëm të ekipit. Kjo nuk do të thotë gjë, pasi në fushë janë 11 vetë që luajnë. Do isha shumë i lumtur të vazhdojë të shënoj gola. Te ekipi im nuk luaj në të njëjtin pozicion siç jam këtu në Kombëtare. Këtu jam më afër portës.”, u shpreh Bare”.