Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar ditën e sotme se procesi i Vettingut nuk është zbatuar tek prokurori Bledar Valikaj, i cili është bashkëshorti i deputetes socialiste, Ermonela Felaj.
Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, Bardhi thekson se sipas Kushtetutës , çdo prokuror që vazhdon punën, duhet t’i nënshtrohet sitës së Vettingut.
“Prokurori Bledar Valikaj, bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj, është i vetmi prokuror në Republikën e Shqipërisë që nuk i është nënshtruar vetingut në asnjë komponent. Kushtetuta thotë që çdo prokuror që do të rrijë në sistem, duhet t’i nënshtrohet vetingut.
Sot i vetmi prokuror në Shqipëri është Bledar Valikaj, që nuk ka kaluar sistemin e vetingut. Po ashtu ka një shqetësim që në të njëjtin institucion janë emëruar 4 anëtarë të një familje. Këtu kemi të bëjmë me vendimmarrje në konflikt të interesit,” tha Bardhi.
Deputetja socialiste, Felaj, e cila është njëkohësisht nënkryetare e Kuvendit, i ka cilësuar si shpifje akuzat e Bardhit.
“Goja të cilës duhet t’i vihet protezë si një masë me dobi për higjenën e veshit, ështe ajo e atij për të cilin kolegët e vet thonë se nuk e ka problem as kur betohet për shpirt të të atit ..
. #Gaz B..meqë paske pyetur sot per familjen time
I keni marrë përgjigjet ti dhe cdo gojë që eshtë shqyer m’u si ti në shpifje ; por meqë vijon të thuash në publik se u ndryshua ligji për statusin e magjistratit për interesa te mi, duhet që publiku ta dijë se ti ishe eksperti i vetëm i grupit tënd në shkurt të vitit 2018 , ai që propozove draftin me parashikimet e reja që janë sot në fuqi dhe në vend të atyre dispozitave që shfuqizoi Gjykata Kushtetuese në ligjin për statusin e magjistratit, përfshirë dhe papajtueshmërinë ambientale . E solle ti, e propozove ti dhe e diskutoi dhe mbështeti në vijim komisioni i ligjeve, në të cilin as nuk bëja pjesë në legjislaturën e kaluar , sikunder më herët kur u zgjodhën trupat e vetingut dhe u konstituan KLP e KLGj s kam oasur as mandat deputeteje qe të votoja kënd sipas mendjes tënde të vogël! Sigurisht ti bëre detyrat që të dha partia jote dhe jo interesat e mia afërmendsh! Por gjuha jote e mbrapshtë lëpin gjithcka që i serviret ose e sheh si ushqim për inferioritetin e vet, ndaj të gjithë atyre që rrugën e jetës dhe të karrierës e kanë ndërtuar vetë, me mund e sakrifica, duke e filluar nga *gaveta sic thotë një shprehje, pa iu servilosur, pa i ndenjur pas xhaketës dikujt dhe natyrisht jo si specialisti/çingija që partia e bëri ministër me gjithsej 3 muaj punë në jetë të vet”,-shkruan Felaj në rrjetin social “Facebook”.
https://www.facebook.com/ermonelafelajvalikaj/posts/968168931975750