Balliu nxjerr videon: Agresori i Berishës nuk vuan nga çrregullimet, Rama mashtron

Deputeti demokrat Klevis Balliu, përmes një postimi në Facebook, shkruan se personi që sulmoi kreun e PD-së Sali Berishën me grusht në protestën e 6 dhjetorit, Gerti Shehu, nuk vuan nga çrregullimet e shëndetit mendor.

Balliu ka publikuar videon e një personi që e njeh Shehun, I cili shprehet se ishte njeri normal, ndërsa thekson se Edi Rama ka mashtruar për gjendjen e shëndetit të tij mendor.

Balliu thotë se është koha për përgjegjësi.

“BIE MASHTRIMI I EDI RAMËS

QYTETARËT QË E NJOHIN GERTI SHEHUN DEKLAROJNË SE NUK KISHTE ÇRREGULLIME.

FABULA RA, TANI KOHA E PËRGJEGJËSISË”, shkruan Balliu.

Kujtojmë se gjatë marshimit në protestë, Shehu e goditi Berishën me grusht në fytyrë, duke e lënduar. Menjëherë ndërhynë forcat e sigurisë, të cilët e shtrinë në tokë agresorin duke e dhunuar. Kreu demokrat u shpreh se ka falur agresorin, duke thënë se ka qenë thjesht një zbatues i porosisë së Adri Veliut. Përsa i përket dokumentit se ai vuan nga problemet e shëndetit mendor, nuk është i vërteta sepse nuk mban asnjë datë në vula./albeu.com


Shtuar 8.12.2022 11:35