I mbajti të gjitha sekret, Klevis Balliu bëhet baba dhe prezanton nusen (FOTO LAJM)

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu është bërë baba për herë të parë. Lajmin e ka dhënë vetë Balliu përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ky lajm erdhi krejt papritur, pasi nuk është bërë publike më parë një romancë e ish-deputetit përveç zërave se ai dhe moderatorja e sportit Ilda Bejleri  ishin në një lidhje.

Me ardhjen në jetë të të birit, të cilin e ka pagëzuar me emrin Oliver, Balliu ka vendosur mos të mbajë më sekrete dhe ka bërë publike edhe partneren duke i bërë tag në Instagram.

Ajo quhet Fiorela Hametaj dhe emri është i vetmi informacion që qarkullon për të.

Postimi i Klevis Balliut:

Të dashur miq.

Sot kam vendosur të ndaj me ju lajmin më të rëndësishëm, më të lumtur të jetës time.

Sot unë dhe bashkëudhëtarja e jetës time jemi bërë prindër për herë të parë.

Plot emocione, lumturi ishte takimi me ty biri im, takim që nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë.

Por këtë moment nuk mund të mos e ndaja me ju miqtë e mi të mirë në kohë të bukura dhe të vështira.

Zoti bekoftë çdo fëmijë dhe çdo prind të këtij vendi.


Shtuar 7.04.2021 02:04