Nesër, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të presë në një vizitë shtetërore homologun e tij gjerman, Frank-Walter Stainmeier.
Vizita është e veçantë, pasi është e para e nje presidenti gjerman në Republikën e Shqipërisë në 27 vite.
Vizita përbën një sinjal të mëtejshëm të mbështetjes nga ana e Gjermanisë për të ardhmen evropiane të vendit tonë.
Në axhendë përcaktohet se në orën 10:00 të nisë ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës.
Ndërkohë rreth orës 10:55 – 11:25 do të jetë dhe dalja për mediat e të dy Presidentëve.