Autoritetet amerikane: 1100 persona të zhdukur pas zjarreve në Hawaii

Dy javë pas zjarreve vdekjeprurëse që shkatërruan ishullin Maui, Hawaii , autoritetet e këtij shteti amerikan njoftuan dje se vazhdojnë të numërojnë 1100 persona të zhdukur, bazuar në listën e hartuar nga FBI, e cila kërkon ndihmën e të afërmve në hetime.

Zjarret më vdekjeprurësit në një shekull në SHBA, kanë vrarë të paktën 115 njerëz, sipas numërimit të fundit zyrtar, i cili është paraprak.

Tragjedia mund të rezultojë të jetë e përmasave edhe më të mëdha

FBI, policia federale, tani po përpiqet të konsolidojë të dhënat.

Qëllimi është “të jemi në gjendje të përcaktojmë se sa dhe kush janë ende të zhdukur,” tha agjenti special Stephen Merrill për median. Pas studimit të listave, policia federale numëron “1,100” të zhdukur, shtoi ai.

Numri ka të ngjarë të “rritet”, shtoi ai, pasi FBI “ende mbledh të dhëna shtesë”.

Të hënën mbrëma, një zyrtar në ishullin Maui foli për 850 persona të zhdukur.

FBI ka krijuar një linjë telefonike dhe ka inkurajuar të afërmit e personave të zhdukur që ta kontaktojnë atë.

“Ne kemi vërtet nevojë për ndihmën e publikut,” shpjegoi Merrill, duke shpjeguar se disa nga të zhdukurit janë të listuar vetëm me emrat e tyre në listat online.

Në këto raste, më shumë informacion, si mbiemrat dhe datat e lindjes, mund të ndihmojnë policinë të identifikojë disa ose të konfirmojë se të tjerët janë zhdukur./albeu.com


Shtuar 23.08.2023 07:30