“Audio me SPAK, çfarë po paralajmëron Klodiana Lala: Rrini urte se ju turra SPAK-un (FOTO LAJM)

Gazetarja investigative Klodiana Lala, së fundmi, në Facebook, ka bërë dy statuse që lidhen me Strukturën e Posaçme Kudër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ajo shkruan me ironi “Audio me SPAK, hahhaha lot o lot ku jemi katandis”, dhe disa minuta më vonë vjen një status tjetër “Rrini urtë se ju turra SPAK”.

Ky status mbase vjen për shkak të audio-përgjimeve të fundit të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliajt i cili përmend dhe SPAK-un. Megjithatë pritet në vazhdim të mësohet se për çfarë bëhet fjalë./albeu.com

 


Shtuar 24.01.2022 17:36