Në Kongresin e Partisë Socialiste të zhvilluar dy ditë më parë janë zgjedhur edhe 157 anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare të kësaj partie. Tashmë është zbardhur lista e anëtarëve të rinj të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Në Kongres morën pjesë 1330 delegatë, nga të cilët 1092 ishin të zgjedhur dhe 238 janë delegatë me status ex-officio.
Bazuar në Statutin dhe Kodin e Zgjedhjeve në Parti, pasi Komisioni i Verifikimit të Mandateve të Delegatëve të Kongresit të Partisë Socialiste bëri verifikimet e duhura, u hap procesi zgjedhor në të 12 qarqet e vendit.