shqiperi

Arrestimi i Sali Berishës, zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese kërkesën e bërë nga deputetët

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin në lidhje me kërkesën e deputetëve të opozitës që çuan në këtë Gjykatë kërkesën për të shqyrtuar masat e marra nga Gjykata e Posaçme për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në vendimin e zbardhur prej 24 faqesh, anëtarët shumicë të Kushtetueses, theksojnë se deputetët nuk ka paraqitur ndonjë fakt ose argument në lidhje me zgjedhshmërinë e papajtueshmëritë në ushtrimin e funksioneve të deputetëve, si dhe me verifikimin e zgjedhjes së tyre. Ashtu sikurse është bërë e ditur edhe më parë, Gjykata Kushtetuese vlerëson se kur një grup deputetësh vë në lëvizje Gjykatën për zgjidhjen e konfliktit të kompetencave, duhet që ai të argumentojë se është subjekt i parashikuar nga Kushtetuta dhe se i është cenuar një kompetencë e caktuar e parashikuar po nga Kushtetuta. “Gjithashtu, ai duhet të pretendojë se është subjekt në konflikt ose është cenuar drejtpërdrejt në ndonjë kompetencë.

Të lidhura

None found

Nëse këto elemente nuk arrijnë të identifikohen në kërkesën e parashtruar përpara Gjykatës, nuk mund të arrihet në një analizë dhe përfundim të qartë se cilit organ i takon të ushtrojë cilën kompetencë, si qëllimi final i shqyrtimit që bën Gjykata në rastin e zgjidhjes së mosmarrëveshjes së kompetencave”, thuhet më tej. Mbledhja e Gjyqtarëve vlerëson të theksojë se në jurisprudencën kushtetuese interesi i jo më pak se një të pestës së deputetëve nuk është vënë në diskutim në gjykimet e kontrollit kushtetues abstrakt.

Vendimi është kundërshtuar vetëm një nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Sonila Bejtja. “Qasja ime është se qartazi kemi një rast të konfliktit të kompetencave që ka ardhur nga mënyra e interpretimit autonom që organet gjyqësore i kanë bërë normës kushtetuese, i shfaqur në formën e vendimeve që janë kërkuar të pezullohen”, thuhet në vendimin e saj.

të fundit

Arian Gashi: Lufta ndaj korrupsionit kërkon angazhim të koordinuar të institucioneve dhe qytetarëve

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi, tha se lufta kundër korrupsionit kërkon angazhim të përbashkët të institucioneve të…

2 minutes ago

Lista Serbe pa qëndrim publik ndaj deklaratave të Paunoviqit për “spastrim etnik” në Kosovë

Lista Serbe ende nuk ka reaguar publikisht ndaj deklaratave të ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq,…

2 minutes ago

Pekini hedh poshtë akuzat e Trump për zgjedhjet e 2020-ës: Shpifje të pabazuara

Pekini ka kundërshtuar deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump lidhur me një ndërhyrje të pretenduar të Kinës në zgjedhjet presidenciale…

4 minutes ago

Atentati i dështuar në Pogradec, pranga të riut që dyshohet se vendosi kamera për shënjestrën dhe të plagosurit Brian Syzo

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet për atentatin e dështuar të 30 qershorit në Pogradec, ku mbeti…

5 minutes ago

Osmani kundërpërgjigjet ndaj VLEN-it: Diplomacia nuk barazohet me zgjedhjet politike

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka reaguar ndaj akuzave të koalicionit VLEN lidhur me takimin e tij zyrtar…

17 minutes ago

SPB Tetovë heton dyshimet për futjen e ujit të ndotur në ujësjellësin e Gostivarit

Dje (16.07.2026), rreth orës 18:20, inspektorët e Zyrës së Jashtme për Punë Kriminalistike në Gostivar, duke vepruar sipas udhëzimeve të…

18 minutes ago