Categories: kosovë

Lista Serbe pa qëndrim publik ndaj deklaratave të Paunoviqit për “spastrim etnik” në Kosovë

Edhe pas një jave, Lista Serbe nuk ka bërë asnjë deklaratë publike lidhur me qëndrimet e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila ka thënë se nëse do të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

Të lidhura

None found

Subjekti politik që përfaqëson shumicën e serbëve të Kosovës, i njohur për lidhjet e afërta tradicionale me Beogradin, nuk ka publikuar deri tani asnjë reagim zyrtar nga drejtuesit e tij për këtë çështje.

Deklarata e Paunoviqit u bë fundjavën e kaluar gjatë një emisioni në Kuririn serb. KosovaPress raportoi të hënën për deklaratat e saj fashiste, ndërsa më pas pati reagime nga akterë politikë në rajon dhe më gjerë.

Institucionet e Kosovës i kanë vlerësuar fjalët e ministres serbe si nxitje të urrejtjes dhe glorifikim të krimeve të luftës. Si pasojë, Paunoviq është shpallur persona non grata dhe ndaj saj është dorëzuar kallëzim penal për deklaratat e bëra.

Qëndrimet e saj janë dënuar edhe nga shtete të rajonit, si dhe nga Bashkimi Evropian, i cili ka theksuar se nuk mund të ketë hapësirë për retorikë që promovon apo arsyeton spastrimin etnik. Komisionarja për Zgjerim, Marta Kos, e dënoi deklaratën dhe tha se është e habitur që Paunoviq vazhdon të jetë ministre në Qeverinë e Serbisë.

Për heshtjen e Listës Serbe ka folur sot edhe kryeredaktorja e KoSSev-it, Tatjana Lazareviq. Sipas saj, deklarata e Paunoviqit është një rast tipik i përdorimit të gjuhës së urrejtjes, transmeton KosovaPress.

Të enjten është paraqitur edhe kërkesa zyrtare për shkarkimin e saj nga posti i ministres në Serbi.

të fundit

Mediat greke mohojnë interesimin e Atletico Madrid për Stavro Pilon dhe flasin për të ardhmen e tij te AEK-u

Stavro PiloDitën e djeshme qarkulloi masivisht në media informacioni se Atletico Madrid është vënë në lëvizje për të transferuar mbrojtësin…

9 seconds ago

Valdrina mund t’i bashkohet sërish shtëpisë së BBVK 5 në krah të Valdetit

Rikthimi i Valdrinës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 mund të jetë më afër se kurrë. Gjatë spektaklit,…

16 seconds ago

Greva kombëtare paralizon Belgjikën në protestë ndaj kursimeve prej 10 miliardë eurosh

Belgjika është përfshirë nga një grevë kombëtare që ka paralizuar një pjesë të madhe të transportit dhe shërbimeve publike, në…

6 minutes ago

Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët prej 177 ditësh në protestë kundër Ramës: Më 28 nëntor do të flasë populli

Qytetarët kanë vijuar edhe këtë të hënë marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës që prej 177 ditësh…

9 minutes ago

Pse disa gra ndiejnë nevojë të pushojnë pas orgazmës?

Pas orgazmës, disa gra preferojnë të pushojnë, të përqafohen me partnerin ose të flenë. Një studim eksplorues sugjeron se dëshira…

10 minutes ago

Gjeli i detit, patatet dhe ëmbëlsirat: çfarë mund të përgatitet para Krishtlindjeve

Gjeli i detit, patatet për pjekje, mbushja dhe disa ëmbëlsira mund të përgatiten javë përpara dhe të ruhen në ngrirje…

10 minutes ago