Categories: maqedoni

SPB Tetovë heton dyshimet për futjen e ujit të ndotur në ujësjellësin e Gostivarit

Inspektorët e Zyrës së Jashtme për Punë Kriminalistike në Gostivar kanë dalë dje, më 16.07.2026, në fshatin Vërtok, ku rreth orës 18:20 kanë nisur veprime urgjente në terren lidhur me dyshimet për ndotje të ujit që furnizon qytetin e Gostivarit. Veprimet janë ndërmarrë me urdhër të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit.

Të lidhura

None found

Sipas SPB Tetovë, dyshohet se Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi”, bashkë me Komunën e Gostivarit, ka vendosur tre pompa në shtratin e ujërave të ndotura. Përmes tyre, sipas dyshimeve, ujë është dërguar drejtpërdrejt në gypin kryesor të furnizimit të qytetit.

Njoftimi i SPB Tetovë thekson se veprimi dyshohet të jetë kryer për të shtuar presionin në rrjet, për shkak të mungesës së ujit të pijshëm, duke vënë në rrezik të drejtpërdrejtë shëndetin e banorëve të Gostivarit.

Policia njofton se po zhvillohen të gjitha procedurat e nevojshme për sqarimin e plotë të rastit, nën dyshimin për veprën penale “Ndotja e ujit të pijshëm”, e cila parashihet dhe dënohet me nenin 219 të Kodit Penal.

Përveç policisë dhe prokurorisë, në procedurën hetimore janë angazhuar edhe Instituti i Shëndetit Publik, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor dhe një ekspert i licencuar. Ky i fundit do të bëjë vlerësimin profesional të sistemit që dyshohet se është vendosur në mënyrë të kundërligjshme.

të fundit

“Verë dhe portokalle” rikthehet, me Librazhdin si ndalesën e parë të turit të “Portokalli”

“Portokalli”, spektakli më i ndjekur dhe më i madh i humorit në Shqipëri, e ka nisur nga Librazhdi turin e…

6 minutes ago

Zelensky: Fedorov mbetet pjesë e ekipit tim, detyrat e reja do të bëhen publike më vonë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se Mykhailo Fedorov, ministri i Mbrojtjes që u shkarkua prej tij…

15 minutes ago

Thatësira dhe vapa e çojnë Holandën në alarm, qytetarëve u kërkohet të kursejnë ujë

Ministria e Infrastrukturës dhe Menaxhimit të Ujërave ka bërë të ditur se Holanda po përballet zyrtarisht me mungesë uji, ndërsa…

15 minutes ago

Pas dorëheqjes së Keir Starmer, Andy Burnham drejt postit të kryeministrit britanik

Andy Burnham, pritet të jetë kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, pasi të marrë drejtimin e Partisë Laburiste dhe…

18 minutes ago

Seanca konstituive e Kuvendit pritet në fillim të gushtit

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se seanca konstituive për formimin e institucioneve të vendit,…

20 minutes ago

Gjendja e krizës për naftën dhe derivatet mbetet në fuqi deri më 20 tetor

Qeveria miratoi vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës për shkak të rrezikut për çrregullim të furnizimit me naftë dhe…

21 minutes ago