Kreu i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi, ka deklaruar se përballja me korrupsionin nuk mund të bëhet pa bashkërendimin e institucioneve të drejtësisë, organeve të pavarura, ekzekutivit, shoqërisë civile dhe vetë qytetarëve.
None found
Ai i dha këto vlerësime gjatë ceremonisë që shënoi 20-vjetorin e krijimit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.
“Kjo dekada punë në promovimin e transparencës, integritetit dhe parandalimin e korrupsionit përbëjnë një kontribut të çmuar për ndërtimin e institucioneve demokratike, llogaridhënëse dhe forcimin e besimit të qytetarëve.
Lufta kundër korrupsionit kërkon një qasje gjithëpërfshirëse, ku institucionet e drejtësisë, organet e pavarura, ekzekutivi, shoqëria civile dhe qytetarët veprojnë të koordinuar dhe me përgjegjësi të përbashkët. Në këtë drejtim, bashkëpunimi ndërmjet Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit ka një rëndësi të veçantë”, u shpreh Gashi.
Kosova rrezikon të përballet me ndërprerje të energjisë elektrike edhe këtë dimër. Prodhimi vendor nuk mjafton për ta mbuluar kërkesën,…
Në kuadër të Ditës së Alfabetit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një bashkëbisedim me të rinj nga treva të…
Qytetarët mund të regjistrojnë fletobligacione nga emetimi i katërt deri më 1 dhjetor, në filialet dhe ekspoziturat e bankave afariste…
Në përfundim të Asamblesë së PS në Tiranë, kryeministri teksa ka dalë nga ambientet e Akademisë së Arteve është pritur…
Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Strugë dhe Ohër, bllokime nga ora 06:00 deri në 17:00.SPB Ohër njofton se…
Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“ (Safe City) zyrtarisht do të ketë një funksion…