Policia e Shtetit ka arrestuar 4 shtetas për vepra të ndryshme penale. Njëri prej tyre ishte në kërkim për vjedhje. Gjithashtu ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza, të gatshme për shitje.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Prania”, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në kuadër të sezonit turistik, për goditjen e paligjshmërive dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza, të gatshme për shitje.
Vihen në pranga 4 shtetas, njëri prej tyre i kërkuar për vjedhje.
Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe rendit publik, gjatë sezonit turistik 2023, Policia e Lezhës ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Prania”, si rezultat i të cilit:
-në Kurbin, u arrestua në flagrancë shtetasi F. Ll 17 vjeç, banues në Kurbin, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një armëz zjarri pistoletë dhe municion luftarak;
-u arrestuan në flagrancë shtetasit shtetasit E. Gj. 19 vjeç dhe I. Sh. 28 vjeç, të dy banues në Lezhë, pasi gjatë kontrolleve fizike iu gjetën sasi lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje;
-u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim R. M., 22 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se gjatë muajit të shkuar, ka vjedhur në një lokal, produkte dhe një shumë parash.
Pistoleta, fishekët luftarak dhe dozat e lëndëve narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Kontrollet vijojnë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./albeu.com