Alibeaj mbledh sekretariatin: Të mos shkelet vija e kuqe e rezolutës

Përpara se të mblidhte tanëtarët e kryesisë, kryetari i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një mbledhje me sekretariatin e partisë.

Në fokus ka qënë situata e brendshme në PD. Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton se ai u ka prezantuar rezolutën e miratuar nga grupi parlamentar.

Të gjithë kanë rënë dakord që të mos lëshohet pe te vija e kuqe e kësaj rezolute. “Pika 2, vija e kuqe”. Kjo pikë lidhet me faktin se Berisha s’duhet të marrë pjesë në forumet e larta të PD dhe as të mos jetë një nga kandidatët për kryetar në zgjedhjet e reja.

Pjesë nga diskutimet:

Enkelejd Alibeaj: Patëm mbledhje me sekretariatin e partisë për të diskutuar në lidhje me situatën në parti. Së pari, për nesër kemi paraqitur mocion me debat. Është nga shenjat e luftës opozitare. Një nga drejtimet ku duhet të ecë partia, është lufta opozitare në parlament e sinqerte dhe e plotë.

Së dyti, kemi situatën tonë ku jemi. Për qëndrimin e mëtejshëm. Pesha për secilin është e madhe. Por duhet që të gjithë bashkë të mendojmë se cilat duhet të jenë hapat, të matur, të sigurtë.

Helidon Bushati: Jemi këtu për të mirën e PD. Ne që jemi këtu dhe ata që nuk janë, por shpresoj të jenë. Bashkimi është kryefjala e retorikes dhe e vlerësimit tonë politik. Duhen akte konkrete për këtë. Debat konstruktiv që objektiv të jetë bashkimi, pa përjashtuar asnjë. Xhesti i parë do të ishte heqja e dyerve të blinduara. Nuk e kam unë vetëm këtë mendim. Duhet të kthehemi në normalitet. Pa hyre ishte mirë apo keq, duhet të hiqen. Hap i pare për bashkimin. Vetëm të bashkuar mund të jemi konkurues në zgjedhjet e ardhshme, lokalet janë më të afërta.

Xhelal Mziu: Jemi në një situatë jo të mirë, por në kohë të volitshme për t’i paraprirë zgjedhjeve të 2023. Rezultati i dt 6 foli për shumicë në anën tjetër. As ne as ata nuk bëjmë dot pa njëri tjetrin. Nëse kryejmë zgjedhjet 2023 në efoizëm, do te ishte vrastare për PD. Duhet të gjejmë mënyrën për t’u bashkuar. Nuk e gjykojmë që dt 30 prill është zgjidhje. Nuk është normale që të bëjmë karshillik njëri tjetrit. Ne kemi potencialin e nevojshëm për të gjetur një zgjidhje. Zgjidhja gjendet duke patur një komision të përbashkët. Foltorja ka nisur organizimin në të gjitha degët. Nëse vazhdojmë kështu, do të vazhdojmë të mbetemi mënyrë që dhe të papërfaquesuar dhe pastaj na rroftë sigla e PD. Pra ky grup i përbashkët të garantojmë që nuk ka vend për triumfalizëm.


Shtuar 23.03.2022 19:47