Alban Ramosaj ka reaguar pasi Donaldi mori ditën e sotme një mesazh të koduar për Bora Zemanin pikërisht në ditëlindjen e saj.
Në një nga parashutat, ishte shënuar dhe data 9 Janar që përkon me përvjetorin e lindjes së moderatores, detaj të cilin, Donaldi iu mundua t’ja shpjegojë Beatrixit.
Beatrix tha se e kupton dhe se nuk ka pse ndihet në faj.
“Jeta është historia jote. Qetësohu se nuk ka asnjë gjë, për kokë të mamit. Unë të kam thënë është një gjë që e ke jetu edhe është pjesë e jotja”, tha Beatrix.
“Nuk para postoj mbi këtë temë…. në fakt se kam bërë kurrë më parë por e ndjej ta bëj këtë herë. Ju kujtohet kur vizitova Trixën dhe thash që “Trixa je shembull për mirësinë, qëndrimin etj etj”? Këtu shihni një nga ato momente.
Jo rrallë herë është provokuar nga jashtë dhe këtu reflektohet pjekuria e sa, që gocat e dashura të shoqërisë tonë duhet ta marrin për shembull, se na mbytën sjelljet toksike e plot gjëra të tjera që spo ju futem se…gjatë… kam ndërmend të shijoj këtë pamjen këtu ku jam.
Jam krenar për ty Trix! <3
Luaneshës skanë ç’i bëjnë, mbetet në Throne”, ka shkruar ai./albeu.com/