Aksioni i IKMT-së te “Presitge Resort”, deputetja e PD: Rama i hakërrehet çdo pronari mediash, kur nuk i shkon sipas favorit

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka reaguar për aksionin e IKMT-së te “Prestige Resort” në Golem. Pampuri shprehet se kjo ngjarje është skandaloze dhe dëmton rëndë imazhin e turizmit në vend dhe se kryeministri i vërsulet mediave në momentin që këto të fundit nuk e mbështesin linjën e tij editoriale.

“Mjaft me me lojërat e shëmtuara alla Rama, ku me njërën dore i mban e me tjetren i hedh tej.

Nje shtet ligjor nuk ecen perpara me inate, e kërcënime.

Kjo loje e shëmtuar ka kosto mbi kurrizin e Shqipërisë dhe shqiptareve.

Gjesti i Ramës sot dëmton imazhin e turizmit ne Shqipëri. Sa i përket zaptimit te rërës, tokave, shqyrtoni dokumentacionin, bëni transparence, dhe me pas merrni masa.

Koherenca eshte e rendesishme.

Ngjarja e sotme pranë ‘Prestige Resort” tregoi dhe një herë papërgjegjshmërinë e Edi Ramës, pasi përgjegjshmëria është karakteristikë e rëndësishme për një kryeministër, por totalisht e munguar tek ai, pasi në këto vite bëri shumë mirë pazarxhiun, por jo kryeministrin e vendit. Të ndërhysh në një resort turistik pa bërë transparencë mbi asnjë dokument dhe arsye, pa pritur përfundimin e sezonit, largimin e turistëve që kishin paguar, ndoshta dhe kursimet e një viti për të pushuar aty, besoj se është një gjest skandaloz për dëmtimin e imazhit të turizmit në vend, por dhe mënyrën se si Edi Rama i hakërrehet çdo pronari mediash, kur nuk shkon në linjën dhe favorin e tij”, thotë Pampuri në reagim./albeu.com

Shtuar 2.09.2022 18:15