Aksion edhe në Krujë, policia dhe FNSH kontrolle automjeteve dhe drejtuesve

Në disa akse në rrethin e Krujës, policia e komisariatit të Krujës, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ka ngritur postblloqe kontrolle. Këto kontrolle janë ndërmarrë pas ekzekutimit të Gentjan Bejtjes dhe synojnë parandalimin e ngjarjeve kriminale, ndalimin e personave në kërkim dhe të atyre që lëvizin me armë apo sende të kundraligjshme.

Po ashtu, një aksion i ngjashëm po zhvillohet edhe në qytetin e Vlorës, ku po kontrollohen makinat luksoze dhe me xhama të zinj, së bashku me drejtuesit e tyre.


Shtuar 16.03.2024 21:18