Aksidenti i trefishtë në Shëngjin/ Arrestohet shoferi 63-vjeçar, ishte i dehur

Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë shtetasin T. N., 63 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi sot, rreth orës 17:20, në Shëngjin, automjeti tip “Audi”, që ai e drejtonte në gjendje të dehur, është përfshirë në aksident me 2 automjete të tjera tip “Benz”.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e njërit prej automjeteve tip “Benz”, shtetasja Xh. M., 39 vjeçe dhe 2 pasagjerë në automjetin e saj, një 30-vjeçare dhe një 10-vjeçar, të cilët janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 14.04.2024 21:08