Aksident rrugor në Pogradec, makina humbet kontrollin dhe përplaset me murin mbrojtës të një ndërtese

Një aksident rrugor raportohet se ka ndodhur ditën e sotme në aksin Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të zonës së Gurit të Kuq.

Sipas informacioneve policor, një mjet tip “Ford” ka humbur kontrollin dhe më pas është përplasur me murin mbrojtës të një ndërtese. Si pasojë e goditjes së fortë makina është zhvendosur edhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi në anë të rrugës.

Fatmirësisht nga aksidenti janë regjistruar vetëm dëme materiale. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.


Shtuar 29.04.2024 16:34