Një tjetër aksident është regjistruar ditën e sotme në hyrje të Lezhës.
Një furgon i linjës Lezhë- Torovicë ka përplasur një këmbësore, e cila ka qenë duke kaluar nga njëra anë në anën tjetër të rrugës.
Këmbësorja është transportuar në spitalin e Lezhës dhe mësohet se ka marrë fraktura në trup./Albeu.com