Aksident në aksin rrugorë Shkodër-Hani i Hotit, kamioni përplaset me automjetin, dy të lënduar

Një aksident ka ndodhur rreth orës 16:20, në aksin rrugorë Shkodër-Hani i Hotit.

Një kamion është përplasur me një automjet, ku si pasojë janë lënduar lehtë dy persona, nënë e bir që janë në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 4.04.2024 18:24