Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në autostradën Tiranë Elbasan.
Një mjet ka përplasur një këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit me targa maqedonase mësohet se është Berat Beciri, shqiptar i RMV.
Ende nuk është identifikuar viktima, ndërsa mësohet se në vendngjarje ka mbërritur policia dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 03.12.2022, rreth orës 17:30, në Mullet, në rrugën Tiranë-Elbasan, mjeti me drejtues shtetasin B. B., ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com