Aksi Kardhiq-Delvinë, Rama njofton përfundimin e punimeve në këtë datë

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar përfundimin e punimeve në një pjesë të aksit Kardhi-Delvinë.

“?? Drejt përfundimit punimet në segmentin Shijan-Ura e Gajdarit, pjesë e aksit Kardhiq-Delvinë, një ndërhyrje e cila do ta sjellë këtë rrugë në parametrat e duhur duke lehtësuar aksesin drejt Sarandës?”, shkruan Rama.

Kujtojmë se Kryeministri në një dalje për mediat pak ditë më parë njoftoi se aksi i shumëpërfolur do të hapet përfundimisht më 2 korrik, duke u bërë kështu i aksesueshëm për qarkun e Gjirokastrës dhe mijëra turistë që duan t’i drejtohen Sarandës./albeu.com


Shtuar 13.06.2022 15:36