Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka dalë sot në një reagim për mediat pas dokumentave të reja që ajo do të dorëzojë në SPAK lidhur me 24 kompanitë që kanë kryer evazion fiskal.
Kryemadhi tha se janë mijëra fatura që tregojnë evazionin fiskal që do të bëhen publike pasi të dorëzohet padia në SPAK.
“Dezinformacione, mashtrime dhe shërbime në kuadër paniku që zyra e shtypit të Ramës është future në sulm për të çorientuar objektivin kryesor të zbardhjes së çështjes së inceneratorëve, për të nxitur sistemin e drejtësisë për të frenuar skemën korruptive.
Rama gënjeu në komisionin hetimor, megjithatë sapo u njoha me një deklaratë të një prej kompanive të inceneratorëve që ka përfituar mbi 100 mln dollar nga buxheti i shtetit, dhe qenkan të shqetësuar se nuk qenka e vërtetë… kjo është një histori që SPAK do e zbardhë, nuk ju jap dot faturat deri sa të dorëzoj totalisht me qindra mijëra fatura në SPAK. Po u nxjerr vetëm një nga faturat e një kompanie… që vlerat shkojnë 220 mln lekë, 89 mln lekë…
Janë fatura të hedhura në sistemin fiskal. Ndaj të nderuar inceneratorist, që merrni frymëzim nga Rama, fusha e beteja jonë është SPAK, ne jemi në SPAK, do vazhdojmë të dorëzojmë dokumente, SPAK të tregojë se është albit në drejtësi, Edi Rama nuk mund të vjedhë 189 mln dollarë me fatura! Të marra nga buxheti i shtetit dhe të fusë në xhepat e tij dhe për të blerë çdo gjë që i duhet për të larguar vëmendjen nga korrupsionin. Po të kishte drejtësi, Rama do ishte me Bllakon tani,” shprehet Kryemadhi.