Ish-kryeministri Sali Berisha pas votimit për kreun e ri të PD është ndalur të flasë për mediuat, ku e ka cilësuar procesin e sotëm si historik jo vetëm për partinë, por për të gjithë Shqipërinë.
I pyetur nga gazetarët nëse i druhet vendimin të gjykatës në rast se zgjidhet në krye të PD, Berisha u shpreh me bindje se asnjë vendim nuk mund ta ndalë misionin historik të demokratëve.
“Është një proces që zhvillohet paralele me një proces të mirëfilltë mafioz dhe anti kushtetues që është ai i zgjedhjes së presidentit të republikës.
Është mafioz dhe anti kushtetues sepse bazohet mbi grabitjen e votës së lirë të shqiptarëve dhe kolaboracionizmin e shpifur të Edi Ramës me pseudoopozitën. Sot në këtë proces shohim dritën e shpresës për të ardhmen. Nuk ka vendim që mund të ndalë këtë mision historik të demokratëve shqiptarë”, u shpreh Berisha.