5 destinacionet më të preferuara nga turistët, kryeson Kalaja e Gjirokastrës! Rama: Numri i vizitorëve është rritur me 42% krahasuar me vjet

42% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur numri i turistëve këtë verë. 23% prej tyre janë turistë të huaj. Shifrat i bëri me dije kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, ku edhe listoi 5 destinacionet më të preferuara të vizitorëve.

Ndër to për nga numri i vizitorëve kryeson kalaja e Gjirokastrës me 120.723 vizitorë e më pas renditet muzeu i Krujës.

‘Një rritje prej 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku 23% e vizitorëve janë turistë të huaj:

Top 5 destinacionet e preferuara të vizitorëve janë:

Kalaja Gjirokastër – 120,723 vizitorë

Muzeu “Gjergj Kastrioti”, Krujë – 90,955 vizitorë

Parku Arkeologjik Shkodër – 85,806 vizitorë

Parku Arkeologjik Butrint – 84,742 vizitorë

Parku Arkeologjik Apolloni – 68,469 vizitorë.’- shkruan Rama.

https://www.facebook.com/ediramaal/posts/1057893342372993?ref=embed_post


Shtuar 18.08.2024 12:30