43-vjeçari u godit me thikë në Sarandë dhe vdiq, zbulohet shkaku i sherrit, del fotoja e viktimës dhe autorit

Paraditen e sotme, në shëtitoren e Sarandës është goditur me thikë 43-vjeçari  Kledi Koka, i cili për pasojë ka humbur jetën, për shkak të plagëve të marra.

Kledi Koka
Kledi Koka

Burime për albeu.com bëjnë me dije se shkak i sherrit mes Kokës dhe autorit J.Golemi ka qenë ankorimi i varkave që secili posedonte.

Pas sherrit me fjalë, Golemi ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur në kurriz Kokën, duke e plagosur rëndë.

J. Golemi
J.Golemi

43-vjeçari u dërgua në spital, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra. Policia ka arrestuar autorin dhe ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes./albeu.com

Shtuar 7.06.2022 14:38