Paraditen e sotme, në shëtitoren e Sarandës është goditur me thikë 43-vjeçari Kledi Koka, i cili për pasojë ka humbur jetën, për shkak të plagëve të marra.

Burime për albeu.com bëjnë me dije se shkak i sherrit mes Kokës dhe autorit J.Golemi ka qenë ankorimi i varkave që secili posedonte.
Pas sherrit me fjalë, Golemi ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur në kurriz Kokën, duke e plagosur rëndë.

43-vjeçari u dërgua në spital, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra. Policia ka arrestuar autorin dhe ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes./albeu.com