Zoe Saldana fiton Oscar, shpërthen në lot: Jam një vajzë krenare e emigrantëve

Zoe Saldana fitoi çmimin Oscar për aktoren më të mirë në rol dytësor për interpretimin e saj si avokate e një lord karteli në Emilia Pérez të Jacques Audiard, dhe në fjalimin e saj të pranimit ajo i bëri homazhe aktorëve të filmit dhe familjes së saj.

46-vjeçarja u bë aktorja e parë me origjinë Domenikane që fitoi një Oscar. Nga skena e ceremonisë, Saldana falenderoi kolegët e saj të filmit: “Faleminderit Akademisë që njohu heroizmin dhe forcën e heshtur të një gruaje si Rita. Dhe duke folur për gratë e forta, Zach, ju jeni një person i çmuar në jetën time. Faleminderit që treguat interes, që jeni kaq kurioz për të mësuar më shumë për këto gra që të mund të tregoni historinë e tyre. Për të gjithë kastin dhe ekipin e Emilia Pérez, e ndaj këtë çmim me ju.

Më pas Saldana foli me lot në sy për familjen dhe gjyshen: “Gjyshja ime erdhi në këtë vend në vitin 1961. Jam një vajzë krenare emigrantësh, që sollën me vete ëndrra, dinjitet dhe punë të palodhur. Unë jam amerikanja e pare me origjinë domenikane që fitoj një Oscar dhe e di që nuk do të jem e fundit… Shpresoj që jo. Fakti që po e marr këtë çmim për një rol ku këndova dhe fola në spanjisht… gjyshja ime, po të ishte këtu, do të ishte shumë e lumtur. Këtë ia dedikoj asaj”.

Saldana kishte triumfuar tashmë këtë sezon, duke fituar çmimin Screen Actors Guild (SAG), BAFTA, Golden Globe dhe Critics Choice për të njëjtin rol. Vitin e kaluar, në Festivalin e Filmit në Kanë, ajo ndau çmimin për Aktoren më të Mirë me yjet e saj Selena Gomez, Adriana Paz dhe Carla Sofia Gascon.


Shtuar 3.03.2025 11:55