Inida Gjata( Kreuz), e njohur si Zhaku është bërë nënë për herë të parë.
Lajmin e ka dhënë vetë artistja me një foto të publikuar një orë më parë në Instagram ku shfaqet duke mbajtur në krahë vogëlushin e porsalindur.
Pak kohë më parë e ftuar në “Wake up” ajo ka zbuluar edhe djalit.
Ajo tha se të dy me partnerin kanë vendosur ta quajnë djalin e tyre Amon që është një emër mbreti hebre.
“Christiani e ka një gocë dhe e donte çun. Edhe unë çun e doja se me çunat më ka ecur më mirë muhabeti. Emrin e kemi menduar dhe do ia vendosim Amon”, u shpreh Zhaku.
Ajo ka marrë pafund urime nga miq e dashamirës në rrjetet sociale./albeu.com