Zhaklina komenton debatin mes Erjolës dhe Ilnisës: Një veprim tërësisht i ulët…

Ditën e djeshme në shtëpinë e “BBV” shpërtheu një debat i fortë mes Ilnisës dhe Erjolës, ku kjo e fundit i tregoi Ilnisës se ka ‘vdekur’ për të në kuptimin figurativ.

Ilnisa u shfaq mjaft e prekur nga situata dhe tha se ka një vajzë jashtë qe e sheh.

Ja çfarë thotë Zhaklina gjolla, e ftuar në emisionin “Live from Tirana” në lidhje me këtë debat:

Një nga debatet më të ulëta. Është gallatë nga ana e spektaklit por nga ana e njerëzillëkut, e inteligjencës emocionale e vlerësoj me minus 100.

Një veprim tërësisht i ulët, Erjola është treguar si ato plakat shtriga që kanë vetëm mallkime dhe sharje.


Shtuar 1.03.2024 20:38